Informatat që bankat e kanë për obligim t’i ndajnë me klientët

Në bazë të Ligjit për Mbrotjen e Konsumatorit, para se banka të lëshojë kredi për një klient, fillimisht duhet që klientit t’i japë një sërë informatash me rëndësi.

Neni 86 i këtij ligji parasheh në detaje këto informata, mirëpo këtu janë të përmbledhura disa prej më kryesorëve.

Reklama e sponzorizuar

Fillimisht banka duhet ta njoftoj klientin për kushtet specifike të kredisë që lidhen me shumën, valutën dhe normën e interesit.

Tek norma e interesit zyrtari/ja në bankë e ka për obligim ta njoftoj klientin për llojin kamatës, pra për atë fikse dhe variabile si dhe për indeksin orientues në rastet e normës variabile siç janë euribor, libor. Pra klienti duhet të informohet në detaje për trendet e normës së interesit në të ardhmën, nëse mund të këtë lëvizje eventuale.

Po ashtu, është obligim i bankës që ta njoftoj klientin mbi normën efektive të interesit, ku përfshihen të gjitha shpenzimet administrative dhe tarifore që kalkulohen në kredi. Zakonisht bankat e tregojnë vetëm normën nominale që nuk i përfshin shpenzimet administrative.

Banka sipas këtij ligji duhet ta njoftoj klientin mbi shpeshtësinë e ndryshimit të normës efektive të interesit apo pjesëve përbërëse të saj, këstet mujore të pagesave për shlyerjen e kredisë dhe datat ose periudhën e shlyerjes. /Buletini Ekonomik/