Sipas tyre, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes se te hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor për t’a kuptuar shkallën e mos përmbushjes dhe për t’i përcaktuar strategjitë prioritare për të adresuar humbjen e të hyrave nga evazioni fiskal. Po ashtu, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës.
Të gjithë këta indikator kanë rezultuar që dhe për periudhën janar – maj të këtij viti të realizojmë, por edhe të tejkalojmë pritshmeritë, ku të hyrat e grumbulluara janë 372.7 milion euro, ku nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 60 milionë euro më shumë apo 19.2%.
“ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe njofton tatimpaguesit jo përmbushësh se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagese të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore”, thuhet tutje në njoftim.