ZRRE njofton për dy projekte të reja të energjisë solare me kapacitet total 7MW

ZRRE ka njoftuar për paraqitjen e kërkesës për autorizim nga dy projekte, një park solar 6MW në komunën e Gjakovës dhe një projekt me kapacitet 1MW në komunën e Pejës.

Zyra e Rregullatorit ka njoftuar publikun që kompania „Energy Development Group – Kosova“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 810862179 me adresë: Rruga Madanaj, pn Gjakova, Republika e Kosovës, ka parashtruar kërkesë në ZRRE për marrjen e autorizimit për ndërtimin e kapacitetit të ri për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet 6MW.

Lokacioni i këtij projektit është ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës, sipas deklaratës së ZRRE.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu ZRRE ka njoftuar se dhe një kërkesë tjetër për marrjen e autorizimit për ndërtimin e një projekti solar është dorzuar. Kjo e fundit është bërë nga kompania „ELING GROUP“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811484021 me adresë: Rruga Muharrem Fejza,Obj. 1 Lok.1 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Projekti do të ketë kapacitet 1MW dhe pritet të realizohen në Llabjan të Pejës.

Të dy projektet do të realizojnë kyçjen në rrjetin e dsitribucionit të menaxhuar nga KEDS si dhe do të tregtojnë energjinë e tyre sipas çmimit të tregut, pa marrë pjesë në ndonjë skemë mbështetëse.

Dokumentacioni i dorëzuar nga të dy palët përmbanë: Pëlqimin e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të komunës përkatëse, Pëlqimin Mjedisor të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruturës, Vendimin për Kushte Ndërtimore për vendosjen e paneleve për energji solare të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e komunës përkatëse, Vendimin për Leje Ndërtimi për “Vendosjen e Paneleve për Energji Solare” të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të komunës përkatëse, Aktvendimin të lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonimi të komunës përkatëse, Pëlqimin Elektroenergjetik të lëshuar nga KEDS, dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës), studimin e fizibilitetit teknik dhe financiar, planin e biznesit dhe planin dinamik të realizimit.

ZRRE njofton të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këto aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: LEGAL-LECENSING@ero-ks.org po ashtu duhet të përfshihen dhe email adresat e kompanive/përfaqësuesve të tyre. Në rastin e Energy Development Group – Kosova duhet të përfshihet email adresa: leke.sahatciu@gmail.com kurse në rastin e Eling duhet të përfshihet adresa eling.pr@gmail.com.