Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se është rritur numri i kontrolleve nga Inspektorati i Punës dhe po ndëshkohen shkeljet e evidentuara.
“Shkeljet më të shpeshta të identifikuara nga inspektorët në teren kanë qenë: mungesa e kontratave të punës, moskompenzimi i punës jashtë orarit dhe pushimit vjetor, mungesa e skeleve apo vendosja e tyre në kundërshtim me ligjin për siguri dhe shëndet në punë dhe mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse në veqanti tek punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.