Pas Mujkës, arrestohet edhe një ish-drejtor i Agim Bahtirit

Pas Faruk Mujkës, raportohet se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj.

 

Muzliukaj, ishte drejtor i Agim Bahtirit në komunën e Mitrovicës, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit.

Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit, shkruan “Jepi zë”.

Reklama e sponzorizuar

Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.