ETIKA REDAKTORIALE
Stafi i Buletini Ekonomik udhëhiqet nga një politikë redaktuese e standardeve më të larta të gazetarisë profesioniste, duke pasur si qëllim parësor të vërtetën për publikun. Gazetari e bazuar në fakte, e paanshme dhe e pandikuar nga asnjë faktor i jashtëm apo i brendshëm; këto janë tri parimet bazë në të cilat mbështetemi ne si medium.
Buletini Ekonomik përbëhet nga një ekipë e vogël, por profesionistë, që gazetarinë e shohin para së gjithash si mision dhe si detyrë në shërbim të publikut.
Buletini Ekonomik, si medium i profilizuar për trajtimin ekskluzivisht të zhvillimeve ekonomike në vend dhe rajon, do të vazhdojë ta respektojë padiskutueshëm debatin gazetaresk brenda redaksisë për temat e ndjeshme, me qëllim që të evitohen dilemat edhe profesionale edhe ato të etikës gazetareske.
Etika e gazetarisë në Buletinin Ekonomik do të jetë dominuese në përcaktimin e përmbushjes së kritereve profesionale gjatë realizimit të temave të trajtuara. Edhe në temat e rëndomta, edhe në ato investigative, në të gjitha temat pra, që shqetësojnë publikun në Kosovë, do të respektohet etika dhe profesionalizmi i gazetarisë së pavarur, duke pasur besim gjithnjë se këtë e do dhe e kërkon edhe lexuesi besnik i yni.
Gazetarët e Buletinit Ekonomik në asnjë mënyrë nuk do të involvohen në realizimin e temave ku ata në një mënyrë apo tjetër kanë ndonjë konflikt interesi, çfarëdo qoftë ai, i largët, apo i afërt, apo edhe ndonjë aktivitet politik. Në këtë mënyrë, Buletini Ekonomik dhe stafi i tij, ka besimin e palëkundur se nuk do të ketë devijime profesionale, as shkelje ligji dhe se nuk do të publikohen kurrë të dhëna të pasakta dhe lajme të pa verifikuara.
Buletini Ekonomik zotohet se do të udhëhiqet nga kjo politikë redaktuese që mbështetet edhe në Kodin e Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), ku edhe është anëtar me të drejta të plota.
——————————————————————————————————
Ethics of Editorial Team
The staff of the Buletini Ekonomik is guided by an editorial policy holding the highest standards of professional journalism, with the primary goal of delivering the truth to the public. Our journalism is fact-based, unbiased and unaffected by any external or internal interference. These are the three core principles upon which we as a medium stand. Buletini Ekonomik consists of a modest but professional team, which holds dear the aim of serving the interest of the public.
As a media specialized in matters pertaining to the economy in Kosovo, Buletini Ekonomik unquestionably continues to spark debates within the editorial team on sensitive topics, with the aim to address professionally journalistic and ethical dilemmas.
The ethics and high standards of journalism in the Buletini Ekonomik will prevail in fulfilling professional standards while covering various topics. Both while covering daily topics or in in-depth investigations, the ethics, professionalism and independent standards will be fully respected by our staff.
Journalists of Buletini Ekonomik will avoid covering topics where they have any kind of conflict of interest. Thus, Buletini Ekonomik holds an unwavering belief that professional flaws will be avoided, that there will be no legal violations by our staff and be vigilant to avoid publishing inaccurate articles which put in jeopardy our mission as a media.
Buletini Ekonomik commits to being guided by this editorial policy, which is also supported by the Code of Ethics of the Press Council of Kosovo in which organization Buletini Ekonomik is a member with its full rights.