Zemaj nuk përjashton mbylljen totale nëse rritet numri i të infektuarve dhe nuk respektohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk respektohen masat dhe rritet numri i të infektuarve me COVID-19, nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e mbylljes totale të shtetit.

Zemaj tha se me punë të përbashkët të të gjitha institucioneve është arritur të jetë situatë më e qetë sa i përket numrit të rasteve pozitive me virus ditët e fundit.

“Falë punës se institucioneve të Kosovës për momentin kemi një situatë më të qetë dhe si rezultuat Qeveria ka miratuar rekomandimet e Msh për disa lehtësime”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka paralajmëruar gjobitje të bizneseve apo individëve në rast se pas vendimit të fundit për lehtësim të masave nuk do repsektohen ato.

“Të gjitha aktivitete e lejuara duhet të bazohen ne udhëzime dhe Manualin për COVID-19. Bazuar në kompetencat për MSH-së dhe institucioneve të tjera që janë dhënë nga ligji Covid do të gjobitën ata që shkelin rregullat e përcaktuara”, duke shtuar se do shtohen edhe 75 inspektorë për të inspektuar respektimin e tyre.

Zemaj e ka quajtur lajm të mirë ardhjen e ekipit të ekspertëve nga Gjermania, për të cilët tha se po punojnë bashkë.

“Lajmi më mire është se instituti Robert Koch ka futur edhe njohjen e testit të IKSHPK-së”, tha ai.