Privacy and Cookies Policy

Politika e Privatësisë dhe Cookies
Buletini Ekonomik Sh.P.K.

Buletini Ekonomik Sh.P.K. angazhohet për mbrojtjen dhe trajtimin e përgjegjshëm të të
dhënave personale të përdoruesve të platformës së saj digjitale. Çdo përpunim i të
dhënave kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave
personale në Kosovë dhe standardet relevante evropiane.

Kjo Politikë e Privatësisë dhe Cookies përshkruan llojet e të dhënave që mund të
mblidhen gjatë përdorimit të faqes sonë, mënyrën e përdorimit të tyre, masat e
mbrojtjes së të dhënave, si dhe përdorimin e cookies dhe teknologjive të ngjashme.

Kjo politikë zbatohet vetëm për ueb faqen e Buletinit Ekonomik Sh.P.K. dhe nuk
përfshin faqet, rrjetet sociale apo shërbimet e palëve të treta.

1. Të Dhënat që Mblidhen dhe Përdorimi i Tyre

Gjatë përdorimit të platformës sonë mund të mblidhen të dhëna bazike teknike dhe
informacion që përdoruesi zgjedh ta ndajë vullnetarisht, si emri, adresa elektronike, IP
adresa, apo të dhëna të tjera të nevojshme për komunikim dhe funksionimin e
shërbimeve tona.

Këto të dhëna mund të përdoren për:

  • funksionimin dhe sigurinë e platformës;
  • komunikim me përdoruesit;
  • përmirësimin e përmbajtjes dhe shërbimeve tona;
  • analiza statistikore të përdorimit të faqes.

Buletini Ekonomik Sh.P.K. nuk përdor të dhënat personale për qëllime të paligjshme
dhe nuk shet të dhëna personale tek palët e treta.

2. Cookies dhe Teknologjitë e Ngjashme

Faqja jonë mund të përdorë cookies dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar
funksionalitetin, performancën dhe përvojën e përdoruesit gjatë navigimit në Buletin
Ekonomik.

Cookies mund të përdoren për:

 ruajtjen e preferencave të përdoruesit;
 analiza të trafikut dhe statistikave të përdorimit;
 funksionimin teknik të platformës.

Përdoruesit kanë mundësi të pranojnë, refuzojnë ose menaxhojnë përdorimin e cookies
përmes bannerit të cookies në ueb faqe, si dhe përmes preferencave që listohen në
baner. Disa cookies mund të jenë të nevojshme për funksionimin normal të pjesëve të
caktuara të platformës.

3. Ruajtja, Siguria dhe Ndarja e të Dhënave

Buletini Ekonomik Sh.P.K. ndërmerr masa të arsyeshme teknike dhe organizative për
mbrojtjen e të dhënave personale nga qasja e paautorizuar, humbja, keqpërdorimi ose
publikimi i paautorizuar.

Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të
cilat janë mbledhur ato dhe cdo herë në suazat e detyrimeve të përcaktuara me ligj.

Në raste të caktuara, të dhënat mund të ndahen me ofrues teknikë ose partnerë që
ndihmojnë në funksionimin e platformës, gjithmonë në përputhje me detyrimet për
mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Të Drejtat e Përdoruesve dhe Kontakti

Përdoruesit kanë të drejtë të kërkojnë qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave
personale, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përdoruesit gjithashtu mund të kundërshtojnë përpunimin e të dhënave të tyre ose të
tërheqin pëlqimin e dhënë, kur përpunimi bazohet në pëlqim.

Për pyetje ose kërkesa lidhur me privatësinë dhe përpunimin e të dhënave personale,
mund të na kontaktoni përmes adresës zyrtare të kontaktit:
[email protected]

Me Buletinin Ekonomik të dhënat e juaja personale janë të sigurta.