CILI VEND I SHENGENIT KA LËSHUAR MË SË SHUMTI VIZA NË KOSOVË NË 2017?

Sipas statistikave të analizuara nga Buletini Ekonomik, del se Kosovarët kanë aplikuar më së shumti për vizë në ambasadën Zvicërrane dhe Gjermane. Si përqindje e totalit, viza më së shumti ka dhënë ambasada greke, e cila ka refuzuar 9.8% të aplikuesve. Në anën tjetër, si përqindje më së shumti refuzime kanë pas Sllovakia dhe Sllovenia, respektivisht 31.5% dhe 30.4%.

Në total, ka pasur 90,478 aplikime për vizë. 17,715 aplikime janë refuzuar, apo në përqindje 19.6%. Mesatarja e refuzimeve për të gjitha aplikimet në botë ka qenë 8.2%. Kjo i bie që Kosovarëve ju është refuzuar viza gati 2.5 herë më shume se mesatarja e botës nga shtetet e Shengenit. /Buletini Ekonomik

A keni aplikuar ju për vizë vitin e kaluar? Në cilin vend?

Reklama e sponzorizuar