KOSOVA VENDI I DYTE NË RAJON PËR BARAZI

Koeficienti Gini siguron një indeks për të matur pabarazinë në shtete. Kjo është një mënyrë për të krahasuar mënyrën se si shpërndarja e të ardhurave në një shoqëri krahasohet me një shoqëri të ngjashme në të cilën të gjithë fitojnë saktësisht të njëjtën sasi. Pabarazia në shkallën Gini matet në mes të 0, ku të gjithë janë të barabartë, dhe 1, ku të gjitha të ardhurat e vendit fitohen nga një person i vetëm.

Sipas matjeve të Bankës Botërore, Kosova është vendi i 2të më i ‘barabartë’ në Europën Juglindore, dhe Shqipëria i 4ti. Vendet më të pabarabarta janë Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. /Buletini Ekonomik