Telekomi i Kosovës, dikur ndërmarrja publike më profitabile në vend, po shkon drejt falimentimit. Kjo pritet të ndodhë nëse nuk ndalet trendi i rënies së të hyrave vit pas viti.
Buletini Ekonomik ka siguruar një raport të brendshëm të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, në të cilin raportohen shifra tronditëse për ndërmarrjen.
Në fitin 2017, të hyrat e ndërmarrjes kanë rënë për 6 për qind krahasuar me vitin 2016. Përkthyer në shifra, diku janë afër 20 milionë euro të hyra më pak, krahasuar me 2016.
Sipas raportit, i cili quhet “Raporti vjetor 2017”, të hyrat e ndërmarrjes me 2015 kanë qenë 80 milionë euro, me 2016 – 60 milionë, kurse me 2017 mbi 40 milionë euro. /Buletini Ekonomik/