34 % E TË RINJVE NË KOSOVË PUNOJNË PA KONTRATA

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 34 % e të rinjve në Kosovë, prej moshës 15 deri 24 vjeç, punojnë pa kontrata.

Kështu thuhet në Anletën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë 2018, përcjell Buletini Ekonomik.

“Për sa i përket llojit të kontratës, që kishin të punësuarit e intervistuar, shumica (86.7%) kishin një kontratë individuale, ndërsa pjesa tjetër punonin pa kontratë. Për të rinjtë e moshës (15 deri 24 vjeç), përqindja e atyre që punonin pa kontratë ishte 33.9 %”, thuhet në Anketë.

Reklama e sponzorizuar

Nga personat, që kishin kontratë pune, vetëm 20.4 % kishin një kontratë të përhershme për
punën e tyre kryesore, ndërsa 79.6% kishin kontrata të përkohshme.

“Shifrat janë të ngjashme për meshkujt dhe femrat. Personat, që kishin kontrata të përkohshme, u pyetën se pse ata kishin këtë lloj kontrate dhe 80.4% e të intervistuarve raportuan se nuk kishte asnjë lloj tjetër kontrate në dispozicion”.

Kur u pyetën nëse kishin të drejtë, në punën e tyre kryesore, të përfitimit nga një skeme e sigurimeve sociale në punë, të dhënat nga anketa treguan se 10.9 % e punonjësve e kishin këtë të drejtë. /Buletini Ekonomik/