EUROSTAT: RAJONI I JUGUT TË SHQIPËRISË PATI RRITJEN MË TË MADHE TË TË ARDHURAVE PËR FRYMË NË 10 VITET E FUNDIT

Një studim i Institutit Europian të Statistikave, EUROSTAT, për të ardhurat për frymë në rajone të ndryshme të Europës gjeti se në Shqipëri, mirëqenia u rrit më shpejt në Jug të vendit. Në këtë studim, nuk është e përfshirë Kosova.

Nga viti 2007 deri në 2016, të ardhurat për frymë në Jug të vendit janë rritur në intervalin 5-10%, ndërsa në dy rajonet e tjera, Qendër dhe Veri, të ardhurat për frymë janë rritur me më pak se 5%, raporton EUROSTAT.

EUROSTAT ka vënë re se gjatë 10 viteve të fundit ka një zhvendosje më të shpejtë të pasurisë nga rajonet drejt kryeqytetit.

Reklama e sponzorizuar

Por kriza financiare dhe ekonomike globale, duke se ka pasur ndikim negativ të qëndrueshëm në disa rajone. Rritja e pasurisë relative, e matur me GDP-në për frymë midis 2007 dhe 2016 shënoi rënie në një numër të madh rajonesh në Europë.

Rritja më e madhe në krijimin e pasurisë, në raport me mesataren e BE-28, është regjistruar në rajonin e kryeqytetit irlandez, aktiviteti ekonomik i të cilit u rikthye me një ritëm të shpejtë pas krizës. Katër rajonet që shënuan rritje të lartë të të ardhurave gjatë 2007-2016 ishin Rajoni Lindor i Londrës, një rajon në Bukuresht dhe një në Bratislavë të Çekisë.

Në mesin e vendeve anëtare shumë-rajonale të BE-së, kapitali u rrit me ritëm më të shpejtë se mesatarja e BE-28 në çdo rajon i Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe shteteve anëtare të Baltikut. Gjithashtu shumica dërrmuese e rajoneve në në Austri, Çeki dhe Gjermani regjistruan rritje të standardeve të tyre të jetesës.

Në të kundërt, PBB për banorë u rrit më ngadalë se mesatarja e BE-28 në çdo rajon të Greqisë, Spanjës, Kroacisë, Italisë, Holandës, Sllovenisë, Finlandës dhe Suedisë. Ndërkohë pjesa më e madhe e rajoneve të Francës dhe Portugalisë panë dobësi në mirëqenien e tyre.

Edhe pse mbetet koncepti për një ndarje lindje-perëndim në terma e krijimit të pasurisë në BE-28, kjo është bërë më pak theksuar, duke sugjeruar që politika e kohezionit, ndër ndikimet e tjera, ka pasur ndikimi në pabarazitë kombëtare dhe rajonale.

Nga ana tjetër, disa rajone perëndimore të BE-së që ishin zona industriale më parë, kanë pësuar rënie. Shembujt përfshijnë disa rajone në Belgjikë, në veri dhe lindje të Francës dhe në Britaninë e Madhe.