KOMUNARËT E PEJËS, SHPENZIME ENORME PËR UDHËTIME JASHTË VENDIT

Shpenzimet e arkës komunal të Pejës për udhëtime zyrtare dhe mëditje jashtë vendit për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit financiar për të hyra dhe shpenzime, për periudhën nga fillimi i muajit janar deri në fund të muajit qershor, për udhëtime zyrtare dhe mëditje jashtë vendit janë shpenzuar 18 mijë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë gati tre fish më shumë, shkruan sot Koha Ditore.

Reklama e sponzorizuar

Në kodin vetëm për shpenzime të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit figurojnë në raportin financiar 13 mijë e 195 euro, kurse vetëm për mëditje të paguara për këto udhëtimeve në raport shkruan se janë shpenzuar 4 mijë e 661 euro. Mjetet e tjera janë për akomodim dhe shpenzime të tjera në këto udhëtime.