KOMUNAT DËSHTOJNË NË INKASIMIN E TATIMIT NË PRONË

Tatimi në pronë është kategoria më domethënëse e të hyrave komunale. Mirëpo, siç shihet komunat kanë ngecur në inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë.

Nga 34 komuna që inkasojnë tatim në pronë, mesatarja e përgjithshme e inkasimit të faturimit për vitin 2017 ishte 43%. Mbi ketë mesatare janë 16 komuna, ndërkaq 22 komuna nuk kanë arritur as 40 përqindëshin.

Kështu, nga faturimi i tatimit, komunat kanë dështuar të inkasojnë 15.2 milionë euro, gjë që është evidentuar edhe nga Auditori i Përgjithshëm në indikatorët e performancës komunale për vitin e kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Kësisoj, faturimi total për vitin 2017 duke përfshirë vetëm tatimin, pa kamata dhe dënime ishte 26,968,073€ derisa inkasimi ishte 11,714,734€ apo 43%.

Niveli lokal duhet të marrë masat e nevojshme në mënyrë që inkasimi të jetë sa më i lartë. Me rastin e planifikimit të buxhetit, komunat nuk buxhetojnë vlerë inkasimi aq sa faturojnë!

Buletini Ekonomik