ME 2017 U SEKUESTRUA PASURI E PALIGJSHME NË VLERË  1 MILION EURO

Me gjithë korrupsionin në rritje në Kosovë, institucionet kanë bërë shumë pak për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Sipas raportit të Qeverisë së Kosovës mbi parandalimin e ekonomisë joformale, për vitin 2017 në Kosovë është sekuestruar pasuri e paligjshme në vlerë prej 1 milionë eurosh, shkruan Buletini Ekonomik.

“Nga të dhënat e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar rezulton se vlera e përgjithshme e të ardhurave të sekuestruara për vitin 2017, është më e vogël sesa ajo e vitit paraprak 2016, apo shprehur në vlera, nga rreth 3 milion euro sa ishte vlera e sekuestrimit në vitin 2016, tani në vitin 2017 është rreth 1 milion euro”, thuhet në raport

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa vlera e konfiskuar 2017, është më e lartë sesa vlerat e viteve paraprake, apo shprehur me vlera, nga 128,090 euro sa ishte vlera e konfiskimit në vitin 2016, tani në vitin 2017 është 507,424 euro.

Pavarësisht, rritjes së shënuar, potencialet e rritjes së vlerës së aseteve të konfiskuara duhet të jenë më të larta duke pasur parasysh që niveli i ekonomisë joformale është relativisht i lartë.. 13 . Ndërsa sa i përket kthimit të aseteve të sekuestruara përkohësisht, kthimet për vitin 2016, ishin 76,598 EUR, ndërsa gjatë vitit 2017, ishin 93,728 EUR. /Buletini Ekonomik/