PASURIA MILIONËSHE E KRYEMINISTRIT HARADINAJ

Kryeministri Ramush Haradinaj në Agjencionin Kundër Korrupsionit ka deklaruar në emër të vetin një shtëpi banimi në vlerë 300 mijë euro, tokë në vlerë 27 mijë euro, shtëpi në vlerë 202 mijë euro dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.

Ndërsa në pronësi të përbashkët me bashkëshorten, Anita Haradinaj, ai ka deklaruar një shtëpi familjare në vlerë 270 mijë euro dhe një tokë kodrinore me vlerë 75 mijë euro.

Në total pasuria e paluajtshme e Haradinajt, përfshirë një veturë afër 8 mijë euroshe të bashkëshortes, arrin mbi vlerën e 950 mijë eurove.

Reklama e sponzorizuar

Haradinaj ka deklaruar edhe para të gatshme 5 mijë e 49 euro dhe detyrime financiare në vlerë prej 34 mijë eurove.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai përfiton rreth 90 mijë euro.

13568 euro është paga vjetore, të cilën ka vendosur ta rrisë dyfish. Ai merr 2700 euro në vit nga pensioni invalidor dhe 73 mijë euro nga qiraja.