Kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të qershorit mori pagat retroaktive mbi 10 mijë e 500 euro që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Por, me Projektligjin për Pagat, kryeministrit pritet t’i ulet rroga që ia rriti vetes 2 mijë 950 euro.
Kryeministri pritet të marrë pagë 2 mijë e 390 euro, pasi është përcaktuar me koeficient 10, e që koeficienti bazë llogaritet të jetë 239 euro.
Pagën e njëjtë me të kryeministrit, 2 mijë e 390 euro do të marrë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi.
Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi, pritet të ketë pagën më të lartë 2 mijë 868 euro, me koeficient 12./