Sipas Agjencisë së Statistikave, tri të pestat e të punësuarve në Kosovë kanë punuar midis 40-48 orë në javë.
Pothuajse dy të dhjetat (13.4%) e të punësuarve kanë punuar 60 ose më shumë orë në javë, përcjell Buletini Ekonomik.
Brenda një jave, 7.6 % e të punësuarve kanë punuar më pak se 40 orë.
“Meshkujt priren të punojnë me orare më të gjata se femrat, 25.3 % e meshkujve punojnë më shumë se 48 orë në javë krahasuar me 4.5 % të femrave. Një pjesë më e madhe e femrave të punësuara (13.6%) ka punuar më pak se 40 orë në krahasim me 6.1 % e meshkujve”, thuhet në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë 2018. /Buletini Ekonomik/.