SA KA INVESTUAR KOSOVA NË LIQENIN E UJMANIT

260 milionë dinarë i kishte paguar Kosova që ta realizojë digën dhe projektin për Liqenin e Ujmanit në fund të viteve të 70-a.

Përveç tyre, edhe 45 milionë të tjera i kishte marrë kredi, po që vetëm një pjesë të vogël kishte arritur ta paguante si pasojë e inflacionit të kohës.

Për shfrytëzimin e kapaciteteve të Ujmanit, së fundi është bërë edhe një investim milionësh nga Qeveria Gjermane, ajo austriake dhe Komuna e Prishtinës.

Reklama e sponzorizuar

35 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj, që me ujë furnizohet nga Liqeni në veri të Kosovës, ai i Ujmanit.

Kjo fabrikë, ujë ofron për tërë Komunën e Prishtinës dhe qytetet e rrethinës.

Ujmani është liqeni më i madh në Kosovë me rreth 12 km katror, derisa një pjesë e tij kalon edhe në Serbi, e që ata e quajnë Liqeni i Gazivodës.

Por, pas tërë këtij investimi ndër vite, ky liqen po përflitet se mund t’i kalojë Serbisë. Politikanët serb shpeshherë në dekaratat e tyre kanë deklaruar se Ujmani është pika e vetme kontestuese mes palëve.