KONTRATAT E DËMSHME QË PO E ‘HANË’ BUXHETIN E SHTETIT

Konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” nuk është i vetmi që po kërkon miliona euro nga buxheti i shtetit për mosrealizim të kontratës.

Po ashtu kompania “Limak”, e cila e ka marrë me koncesion Aeroportin e Prishtinës, po kërkon nga Qeveria e Kosovës edhe gjithsej 84 milionë euro për zgjerim të pistës, derisa nga kjo shumë Qeveria është pajtuar t’ia japë 34 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Reklama e sponzorizuar

Ndëshkimet për mospërmbushje të kontratës mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka”, kompani kjo që po e ndërton autostradën Prishtinë – Shkup, në njërën anë dhe kërkesa astronomike prej 84 milionëve e kompanisë “Limak”, e cila e ka në menaxhim aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, “po e hanë” buxhetin e shtetit tonë.

Qeveria e Kosovës kohë më parë ka marrë vendim që për zgjerim të pistës “Limak Kosovo International Airoport JSC” t’ia japë 34 milionë euro, por kjo e fundit po kërkon edhe 50 milionë euro më shumë, gjithsej 84 milionë euro e që është shumë e parave është e papërballueshme për arkën e shtetit.