KOSOVA I HUMBË MBI 24 MIJË VENDE PUNE

Punësimi sezonal i qytetarëve të Kosovës, në vendet perëndimore po i kushton Kosovës me humbje të fuqisë punëtore.

Që nga tre mujori i tretë i vitit 2017, Kosova supozohet t’i ketë humbur plot 24 mijë e 100 vende pune, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të cilave iu referohet drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi.

Kështu është deklaruar gjatë prezantimit të Indikatorit të Matjes së Klimës së Bizneseve për tre mujorin e dytë të këtij viti.

Reklama e sponzorizuar

“Që nga tre mujori i tretë i vitit 2017 e deri tash Kosova ka humbur 24 mijë e 100 vende të punës që e vërteton pritjen me matje të ASK-së. Janë supozime se një pjesë e njerëzve kanë marrë viza pune dhe vendet nuk janë zëvendësuar”, ka thënë Rukiqi teksa ka prezantuar të gjeturat dhe shqetësimet e bizneseve.
Oda Ekonomike e Kosovës, në konferencën e mbajtur përveç prezantimit të raportit për Indikatorin e Matjes së Klimës së Bizneseve për tre mujorin e dytë të këtij viti ka pasqyruar shqetësimet e bizneseve kosovare.

Referuar prezantimit për vjedhjet e grabitjet tek bizneset, drejtori i Odës Ekonomike te Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka paralajmëruar dërgimin e një letre drejtorit të Policisë dhe Prokurorisë, për hetimin e rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat nga gushti e deri më tani janë shënuar 7 vjedhje të bankave.

Ndërsa, në përgjithësi u alarmua për nivelin e ulët të kënaqshmërisë dhe pritjeve të bizneseve.

“Kemi ulje të nivelit te kënaqëshmërisë së bizneseve. Përkeqësim të gjendjes së bizneseve. Kemi pasur ngritje nga fundi i vitit kur është zgjedhur Qeveria”, ka përfunduar Rukiqi.

Si barriera u përmenden ekonomia jo formale, e mungesa e mjeteve financiare.