QEVERIA RRIT SHPENZIMET, ME 2019 MINUS 416 MILIONË EURO NË BUXHET

Është 2.3 miliardë euro buxheti i shtetit që Qeveria e ka planifikuar për vitin 2019, nëpërmjet të të cilit nuk mund të mbërrihet rritja ekonomike e projektuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH).

Rritja nuk është paraparë ta mbërrijë 5-përqindëshin, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në Projektbuxhetin që ka kaluar të premten në Ekzekutiv dhe që është proceduar në Kuvend, të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të arrijnë vlerën prej 1.949 milionë eurosh, diku 132 milionë euro më shumë se të hyrat e sivjetshme.

Reklama e sponzorizuar

Lartësia e shpenzimeve, ndërkaq, është paraparë të mbërrijë në 2.365 milionë euro, me 12.4 për qind më shumë krahasuar me buxhetin e 2018-s. Kësisoj, bilanci buxhetor është -416 milionë euro dhe pritet të mbulohet nga disa linja financimi nga jashtë dhe nga brenda.