Ekonomisti Nouriel Roubini i cili parashikoi krizën financiare të vitit 2008, kur vetëm disa prej tyre mendonin se mund të ishte një kërcënim për rrjedhën e ngjarjeve në atë kohë, sot mendon se 99 për qind e kriptovalutave kanë vlerë zero.
Një student i Harvardit dhe tani profesor në Shkollën e Biznesit të Nju Jorkut, Roubini ka qenë gjithmonë kritik ndaj kriptovalutave dhe teknologjisë Blockchain.
Ai gjatë një dëshmie në Kongresin amerikan, ka paralajmëruar se kritpovalutat janë “nëna dhe baba e të gjitha mashtrimeve”.
Roubini në një intervistë për BlockShow Americas, përcjell Telegrafi, thotë se “kontratat e mençura” janë mashtrim i teknologjisë.
“Unë do të thosha se 99 për qind e kriptovalutave kanë vlerë zero. Vetëm për shkak se disa njerëz besojnë në diçka alternative ndaj monedhave dhe arit, atëherë si koleksionet disa njerëz do të mbajnë disa Bitcoin. Bitcoin nuk do të zhduket. Por, ju e dini, Ethereum është një flluskë dhe një mashtrim, nuk vlen asgjë. Të gjitha do të bien”, tha Roubini.
“Është një mashtrim për shkak të teknologjisë. Ata flasin për kontrata të mençura, nuk ka asgjë për ata që janë të zgjuar, të gjitha janë përgjime. Nuk janë kontrata të vërteta, sepse ju duhet të zbatoni disa rregulla, nuk mund të keni vetëm kodin”, shton ai.
Aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 6,586.02 dollarë.