Tregjet financiare kanë pas rënie të mëdha gjatë kësaj jave. Humbje të mëdha milionëshe ka pasur edhe Trusti pensional i Kosovës. Në një formë jo shumë publike kjo gjë edhe u konfirmua nga vetë Trusti.
Në faqen e tyre në internet Trusti publikoj raportin e rregulltë për performancë me tri ditë vonesë. Sipas asaj që është publikuar, shihet se humbjet vetëm për ditën e mërkurë, kur edhe ndodhi rënia drastike në tregjet financiare, Trusti ka humbur 15.6 milionë euro. Ndërsa humbja totale për këtë tremujor tani ka shkuar në 34.6 milionë euro.
Ndërsa në raste si ky, kur humbja shënon dhjetëra miliona brenda një dite të vetme, nuk është se kanë shumë dëshirë të ekspozohen. /EkonomiaSot









