Lufta ndaj operuesve ilegal të minierave po vazhdon!

Edhe pse institucionet e Kosovës po vazhdojnë luftën ndaj operuesve ilegal në Kosovës në fushën minerare, ende po ka operues që nuk po respektojnë ligjet dhe po veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme.

Fatmir Gërguri, kryeinspektor i minierave, tha se në fushën minerare kanë filluar aktivitetet për të ndaluar për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme minerare.

“Kemi pasur dhjetëra raporte për operuesit që veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme në fushën minerare. Ka shumë raporte që nuk i përmbushin kushtet”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij, dënimet fillestare janë pesë mijë euro. “Kemi operues deri në shumë dënime e raporte, dhe dënimet shkojnë në mijëra euro”, tha Gërguri.

Reklama e sponzorizuar

Kurse Bedri Halimi, kryeinspektor në MMPH, tha se po punon që të ketë respektim të ligjit. Ai ka folur edhe për ndotjen e ambientit. “Ne kemi dalë në teren të shohim si është puna për operuesit ilegal të thëngjillit”, tha ai.

Halimi bëri me dije se ka pasur edhe konfiskim të thëngjillit i cili ka qenë në treg në mënyrë jashtëligjore.