Burdushi dënohet me burg, dhe i ndalohet puna për 3 vite

Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Gjykata e shkallës së pare e ka gjetur fajtorë ‘Burdushi’-n për veprën penale të mashtrimit, aktakuzë kjo e vitit 2015.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Reklama e sponzorizuar

Sipas kësaj aktakuzës Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.