Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Beka, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se nga sot ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH.
“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka .
Ndryshe, Gjergj Beka ka qenë i punësuar në komunën e Mitrovicës, si zyrtarë për gjendje civile. Në këtë pozitë aso kohe ai ishte zgjedhur nga Agim Bahtiri. Beka ka qenë kryetar i të rinjëve të AKR në qytetin e Mitrovicës.
Në Qershor të këtij viti ai ishte emëruar nga AKR edhe si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sot, ai është avancuar në zv. Ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Rikujtojmë, se Qeveria e Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit është kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar.