Grabitet me armë një bankë në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur sot në një bankë në lagjen “Dardania” në kryeqytet. Të dyshuarit kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe të largohen nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00 në rrugën “Robert Don” persona të dyshuar kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti

Reklama e sponzorizuar

Me rastin po merren njësitet përkatëse të PK’së.

Përkundër një aksioni policor që rezultoi me arrestimin e disa të dysharve për vjedhjet e fundit në disa filiale të bankave në kryeqytet, në javët e fundit kanë ndodhur vjedhje të reja.