Hamza kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka dyshime sa i përket kostos reale të Autostradës së Dukagjinit.

Hamza në “Debat Plus”, ka thënë se ai nuk është për projekte që nuk kanë studime fizibiliteti shumë profesionale.

Reklama e sponzorizuar

“Projekte që nuk kanë dizajn dhe detale teknik, që s’kanë ndikim socio-ekonomik dhe mbi të gjitha që nuk kanë konstruksion financiare të qartë e që nuk e rrezikon stabilitetin financiar, sigurisht që unë kam rezervat e mia”, tha Hamza.

Ai thotë se Qeveria e PDK-së ka bërë investime në autostrada, por sipas tij ato kanë qenë nevojë e Kosovës për zhvillim ekonomikë.

I pari i financave, ka thënë se edhe investimi në hekurudha dhe lidhja e tyre me porte është nevojë shumë e madhe për zhvillim ekonomik.