Qytetarët e Kosovës ka kohë që po përballen me reduktime me energji elektrike, e për këtë ka reaguar i pari Qeverisë, Ramush Haradinaj duke thënë se kjo është e patolerueshme dhe zhgënjyese, shkruan Gazeta Express.
Kryeministri i Kosovës përmes Facebook’ut ka thënë se është e papranueshme që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i përmbushin detyrat e veta.
“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.
Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.
Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nuk pranojmë asgjë më pak!