AAK e mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Partia e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim për të vendosur nëse do të përkrahin mocionin për rrëzim të qeverisë Kurti, që do të inicojë Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka thënë para mediave se kanë vendosur që t’i japin nënshkrimet prë mocionin.

Reklama e sponzorizuar

AAK ka mbajtur takim, ajo cka mund të ju them është se ne konsiderojmë që kryeministri Albin Kurti ka shfrytëzuar situatën e koronavirusti dhe e ka qit Kosovën në situatë të zorshme, Mendojmë se Kurti e ka provokuar prishjen e qeverisë, ne duhet që të tregojmë që kjo qeveri është mashtruese.

Kjo qeveri e meriton që të shkojë”, ka thënë ai.

Gjini ka shtuar se në vend duhet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“AAK mendon se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet me përcaktime të sakta se cka nënkupton gjendja e jashtëzakonshme”, thotë ai,

AAK e ka konfirmuar takimin në mes të Ramush Haradinaj dhe të Isa Mustafës, por, që s’kanë dhënë detaje se çka është biseduar.