Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa ka thënë se vendimi për taksën është vendim popullist, duke shtuar se me të dikush ka bërë pazare.
Ndërkaq, duke folur për Serbinë, ai ka thënë se ata e kanë mëritur këtë vendim.
“Sa i përket Serbisë ata e kanë merituar këtë vendim, por konsiderojmë që këto vendime duhet të jenë të menduara dhe të matura mirë, në mënyrë që të mos konstatohet më vonë që Kosova ka bërë vendim të ngutshëm”, shtoi i pari i LDK’së.
Gjithashtu, Mustafa ka përmendur edhe rritjen e çmimeve.
“Mendoj që qeveria duhet të japë informata se si ka llogaritë të përballojë këto konsekuenca te rritja e çmimeve’’ shtoi ai.
Por, sipas LDK’së vendimi për taksën është bërë në formë të pazarit me propozime të ndryshme.
“Vendimi është bërë duke bërë pazare, dikush ka thënë rriteni 30 përqind dikush 100 për qind se ata e meritojnë”, tha ai.
Në fund, duke folur për fushatën e Serbisë për mos anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Mustafa ka shtuar se ata e meritojnë çdo vendim të tillë të Kosovës.