Këshilltari i Haradinajt: Qëndrimi i SHBA-së për taksën është opinion dhe jo urdhër për heqjen e saj

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Shtetit amerikan rreth tërheqjes së taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Në emisionin “Imazh” të RTK-së, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhënë urdhër të prerë rreth kësaj çështje.

“Detajet janë të rëndësishme në këtë aspekt. Pra, është opinion, nuk është presion dhe urdhër”, ka deklaruar Matoshi.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, në komunikatë e publikuar ditë më parë, sekretari amerikan, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vendosura në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.“… dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet destabilizuese”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.