Kosova i vendosi taksë prej 100 për qind edhe produkteve nga Bosnja Hercegovina, por cili është raporti tregtar i Kosovës me këtë vend, përcjell Buletini Ekonomik.
Sikurse me Serbinë, edhe me Bosnjën dominojnë produktet nga ky vend për dallim me produktet e Kosovës që eksportohen atje. Pra raporti tregtar mes Kosovës dhe Bosnjës është 1 me 9.
Eksportet e Bosnjës e Hercegovinës më 2017 si dhe për tre muajt e parë të vitit 2018, në Kosovë e kalojën shifrën e 90 milionë eurove. Kurse Kosova për ketë periudhë ka eksportuar mallra vetëm prej 10.5 milionë euro.
“Vlera e mallrave nga Bosnja e Hercegovina arrin në 81 milionë euro në vitin 2017 dhe 12 milionë në tre muajt e parë të vitit 2018”, pati thënë për media zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adritik Stavileci.
Nga ana tjetër, eksportët e Kosovës drejt Bosnjës janë dukshëm më të pakta. Eksporti i Kosovës gjatë vitit 2017 ishte 8.5 milionë euro kurse në 2018 është rreth 2 milionë euro.