Limaj: Importi nga Serbia nuk është 400 milionë, por 1 miliard euro

Zëvendëskryeministri dhe kreu i partisë Nisma pē Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se importi i mallrave nga Serbia nuk është 400 milionë euro brenda një viti, siç thuhet zakonisht.

Në emisionin Pressing, Limaj ka thënë se 400 milionë euro është importi vetëm në rruget formale, shkruan Buletini Ekonomik.

“Importi nga Serbia nuk është 400 milionë euro. Është 1 miliard euro për një vit. 400 milionë është nga rrugët formale…por shto këtu edhe kontrabanden sipas eksperteve tonë shkon deri në 1 miliard euro”, ka thënë Limaj.

Reklama e sponzorizuar