Kërkohet hetim për humbjen e 53 milionëve në kontratën me Bechtelin

Humbja e 53 milionë eurove në kontratën e Qeverisë me “Bechtel Enka”-n për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të paraqesë sot analizë të faktorëve që kanë ndikuar në humbjen e këtyre parave të buxhetit shtetëror. 

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi, kërkoi
hetim nga prokuroria për këtë kontratë, sepse, sipas saj, nga qeveritë që kanë
udhëhequr vazhdimisht ka pasur neglizhenca të qëllimshme.

Reklama e sponzorizuar

“Faktori kyç që ka rezultuar në këtë humbje është neglizhenca kronike e qeverisë nga mosadresimi i planeve kyçe. Kërkojmë nga prokuroria të fillojë hetimet për këtë kontratë të qëllimshme”, tha ajo. 

Tutje, Metushi-Krasniqi theksoi nevojën që kjo kontratë të auditohet nga ana komerciale. Në lidhje me vonesat që janë duke u bërë, ajo shtoi se Qeveria duhet t’i bëjë penallti kompanisë, 41 mijë euro në ditë.