Murati do që Kosova të largohet nga CEFTA si UNMIK, e të anëtarësohet si shtet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në mënyrë që Kosova të jetë konsekuente deri në fund me veprimet e veta duhet të largohet nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK’ut.

Murati ka propozuar që pas largimit, Kosova të aplikojë sërish në këtë organizatë rajonale si Republikë, në mënyrë që ajo ta ketë mundësinë të negociojë si shtet i pavarur dhe jo ashtu siç është pranuar nën administrimin e UNMIK’ut.

“Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK’ut . Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës. Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA’s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK’u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment)”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij të Facebookut.

Reklama e sponzorizuar