Policia e Kosovës pak orë më parë ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet e marrjes së ryshfetit.
Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Pjetër Ndou, këshilltar i ministrit Pal Lelaj, njofton FaktePlus.
Ndou është i lindur në vitin 1962, në Gjakovë.
Arrestimi i pesë personave, zyrtarë pranë Ministrisë së Infrastrukturës është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 dhe Marrje e ryshfetit nga neni 428”.
Personat e dyshuar, të cilët janë arrestuar janë:
P.N. viti i lindjes 1962, M/S/K,
B.D. viti i lindjes 1974, M/S/K;
B.K. viti i lindjes 1980, M/S/K,
K.K. viti i lindjes 1957, M/S/K;
M.B. viti i lindjes 1962, M/S/K;