Deputetët europianë votuan të mërkurën një nivel tavan të kostove të telefonatave dhe SMS-ve drejt një vendi tjetër të Bashkimit Europian, si dhe krijimin e një dispozitivi të njoftimit të urgjencës.
Ky tekst i votuar me 584 vota pro (42 kundër), që vijn në kuadër të një marrëveshje të arritur në qershor me Këshillin që përfaqëson shtetet anëtare, limiton në 19 qindarka (euro) për minutë çmimin e një telefonate ndërkombëtare.
Ky ligj, që do të aplikohet nga 15 maji 2019, përcakton që një SMS do të kushtojë 6 cent.
Gjatë një etape të parë, në 2017, BE-ja i kishte dhënë fund tarifave shtesë (roaming), duke i mundësuar personave që udhëtojnë në një vend tjetër europian që të përdorin telefonin me të njëjtat tarifa pa kosto ekstra, përcjell Atsh.