Milionerët protestojnë para shtëpive të miliarderit Jeff Bezos, kjo është arsyeja

Një grup milionerësh dolën dje në rrugë për të protestuar para shtëpive të Jeff Bezos, pronarit të Amazon dhe njeriut më të pasur në botë, në New York dhe Washington.

Protesta, e organizuar nga Milionerët Patriotë, një koalicion i individëve të pasur që mbështesin një ndryshim progresiv të politikës, u organizua me rastin e shënimit të Ditës së Taksës, kur amerikanët dorëzojnë deklaratat e taksave mbi të ardhurat qeverisë federale, raportoi The Guardian.

Grupi gjithashtu dëshironte të nënvizonte planin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të rritur taksat për korporatat dhe amerikanët që fitojnë më shumë se 400,000 dollarë amerikanë në vit.

Reklama e sponzorizuar

Milionerët protestuan para shtëpive të Bezos me tabelat që shkruanin “Stop. Taksoni të pasurit”.

 

“Ne kemi disa njerëz të pasur dhe shumë njerëz të varfër, dhe kjo nuk po funksionon”, i tha gazetës Maurice Pearl, kryetari i bordit të Milionerëve Patriot dhe ish-CEO i BlackRock.

“Kjo nuk është mënyra për të udhëhequr një shoqëri të qëndrueshme”, theksoi ai.

Bezos tha se ai mbështet rritjen e normës së tatimit mbi fitimin, por protestat janë organizuar për një kohë të gjatë sepse Amazon shmang pagimin e taksave.

Sipas llogaritjeve të Institutit Progresiv për Taksat dhe Politikën Ekonomike, në shkurt 2020, Amazon pagoi vetëm 9.4 përqind të normës federale të tatimit mbi të ardhurat, më pak se gjysma e 21 përqindëshit të parashikuar ligjërisht.

Administrata e Joe Biden po propozon ta rrisë normën e taksës së korporatave nga 21 në 28%, duke anuluar pjesërisht uljet e taksave të shtyra nga ish-Presidenti Donald Trump.