Sot është arrestuar Agron Ramadani, për shkak të dyshimeve për dy vepra penale “Falsifikim i Dokumenteve ” dhe “Legalizimi i përmbajtje së rreme”.
“I dyshuari i lartëpërmendur dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.
Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ramadani mban një pozitë të lartë në BQK. Ai ka ushtruar detyrën e shefit të Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa, është vëllai i mjekut alternativ Hetem Ramadani.