Presidentit iu ndan 100 mijë euro për këshillat e “Ballard Partners”

100 mijë eurot që iu ndan Zyrës së Presidentit në mbledhjen e fundit të Qeverisë do të shkojnë për pagesën e konsulenës për kompaninë amerikane “Ballard Partners”. E njejta kompani që po e këshillon Presidentin Thaçi kishte fituar tender gjysmë milionësh nga Presidenca, në dhjetor të vitit të kaluar.

Kompania amerikane “Ballard Partners”, e cila e këshillon Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kishte fituar tender prej gjysmë milioni euro nga Zyra e Presidentit në dhjetor të vitit të kaluar. Krejt kjo për ta përmirësuar imazhin e Presidentit në botë.

Por tash pas gati një viti, për shërbimet e kryera ndaj Presidentit, kompania amerikane duket se ka kërkuar fonde shtesë, shkruan Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Në mbedhjen e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë rrafsh 100 mijë euro për Zyrën e Presidentit pas kërkesës së kësaj të fundit.

“Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për aprovimin kërkesës së Zyrës së Presidentit për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100.000 euro për pagesën e konsulencës për kompaninë amerikane Ballard Partners”, thuhet në njoftimin e Qeverisë pas mbledhjes së djeshme.

Por kush është kompania amerikane “Ballard Parners” dhe cili është bashkëpunimi me Presidentin Thaçi?

Tenderi gjysmë milionësh për lobim

Pikërisht natën e 22 dhjetorit, kur tre liderët shtetëror tentuan ta shfuqizojnë marrëveshjen për themelimin e Gjykatës Speciale, Zyra e Presidentit Thaçi kishte bërë edhe një lëvizje tjetër. Një njoftim i Zyrës së Presidentit në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik tregon se më 22 dhjetor kishte ndodhur edhe një zhvillim tjetër i rëndësishëm që ndërlidhet me imazhin e presidentit Hashim Thaçi.

Njoftimi tregon se atë ditë mbi gjysmë milionë euro të taksave të qyetarëve janë bërë gati për tu shpenzuar për ta përmirësuar imazhin e presidentit Thaçi.

Presidenca kishte shpallur fitues me 22 dhjetor kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas njoftimit të Presidencës, kontrata mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë së Brian Ballard peshon  517 mijë e 198 euro. Sipas kësaj, kompania obligohet që të ofrojë shërbime të konsulencës për Zyrën e Presidentit të Kosovës. Njoftimi për Dhënie të Kontratës tregon se kontrata mes palëve parashihet të nënshkruhet më 15 janar. Po ashtu, ky dokument tregon se kjo kompani është shpallur fituese e tenderit më 22 dhjetor të vitit 2017.

Kush është kompania “Ballard Partners”?

Kompania ka bazën në Florina dhe presidenti i saj është një prej njerëzve më të afërt të presidentit Donald Trump.

Brian Ballard është një prej mbledhëseve kryesor të fondeve për fushatën presidenciale të Trump. Pas fitores së Trump, kompania ka hapur zyre edhe në Ëashington dhe ka shënuar suksese në nënshkrimin e kontratave të lobimit me subjekte që dëshirojnë të afrohen me administratën e Trump.

Po ashtu, Ballard njihet si njeriu që ka mbledhur më së shumti para për të organizuar ceremoninë inaugurues të presidentit Donald Trump. /Buletini Ekonomik/