Projektligj i veçantë që rregullon pushimin e lehonisë dhe atë prindëror

Për herë të parë në Kosovë është hartuar një projektligj i veçantë që rregullon specifikisht pushimin e lehonisë dhe atë prindëror.

Me këtë projektligj është paraparë që një nënë që lind fëmijë të përfitojë në total 12 muaj pushim.

Tre muajt e parë parashihen të paguhen nga punëdhënësi me 70 përqind të pagës bazë, gjashtë muaj tjerë nga qeveria me 50 përqind të pagës mesatare dhe tre muaj pa pagesë.

Reklama e sponzorizuar

Përveç kësaj, për baballarët është paraparë që të ndahen 10 ditë pushim atësie me pagesë dhe 2 javë pa pagesë

Në këtë draftligj është futur termi ‘pushim prindëror’ që parasheh nga katër muaj pa pagesë për të dy prindërit.