Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe teknike njësia B1, dje, për një kohë të shkurtër ka ndërprerë prodhimin, por kjo njësi prodhuese e termocentraleve Kosova B, që momentalisht është e vetme në prodhim, pasiqë B 2-shi edhe ca ditë gjendet në remont të planifikuar, brenda një kohe të shkurtër është kthyer në operim.
Sipas njoftimit, në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, ka njoftuar KEK. /Buletini Ekonomik/











