Me 100 mijë eurot që këtë javë ia ka ndarë Zyrës së presidentit, Qeveria e ka boshatisur rezervën shtetërore, vlera e së cilës për sivjet ishte 4.8 milionë euro.
Qeveria Haradinaj ka treguar shembuj se nga ky fond mbështet edhe akterë të veprimeve që dënohen me ligjet që Kosova i ka në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithsej 45 vendime i ka marrë Qeveria, nëpërmjet të cilave është prekur në rezervë.
Lumir Abdixhiku, kryetar i Komisionit parlamentar për buxhet, ka thënë se edhe menaxhimi i këtij fondi është bërë konform qasjes “për interesa të dhëna partiake”.
E në Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë vërejtur se gjatë vitit të parë të kësaj qeverie, rezerva shtetërore është shpenzuar duke mos respektuar procedurën dhe arsyeshmërinë e kërkuar në Ligjin për menaxhim të financave publik