Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC).
Por ambasadori Konsett ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përparmin në luftën kundër korrupsionit për ta ruajtur të drejtën për Programin Kompakt të MCC-së.
“Lajme të mira për Kosovën nga MCC – por Kosova duhet të bëjë përparim në anti-korrupsion për të ruajtur të drejtën për kompaktin e MCC”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji.
Në shenjë respekti, dje qyteti i Prishtinës është stolisur me flamuj amerikanë.