Apostolova: Hahn vjen me mesazh të qartë për taksën

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se mesazhi i komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë vizitës së sotme do të jetë i qartë se duhet të hiqet taksa për mallrat serbe.

Sipas të parës së BE-së në vendin tonë, taksa prej 100 për qind po e dëmton Kosovën që ka presidencën e CEFTA-s dhe se Kosova po thyen ligjet ndërkombëtare.

Këto komente ajo i bëri pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët po qëndrojnë të bllokuar në Kuvend në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, gjatë vizitës së sotme në Prishtinë do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë.