Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kritikuar deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra gjatë vizitës së fundit në Kosovës, duke i cilësuar si të pa vërteta.
Sipas saj Rama kur ka folur për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, ka tentuar që të shfrytëzojë këtë çështje për fajësim të Serbisë, siç thotë ajo ‘për të gjitha veprimet e paarsyeshme të Prishtinës’, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.
Brnabiq e ka cilësuar si naivitet mbështetjen që Edi Rama i ka thënë vendosjes së taksës prej 100 për qind, pasi sipas saj një vendim i tillë përkon me mendësinë e politikës së shekullit 19-të.
“Prishtina po punon me politikën e shekullit 19-të. U bëj thirrje autoriteteve të Prishtinës që të shpjegojnë arsyet e vërteta të vendosjes së taksës mbi produktet serbe, sepse deri më ta ni kanë bërë më shumë justifikime”, citohet të ketë thënë Brnabiq.