“Buxheti i 2019-së nuk parasheh shpenzimet për shtesat e fëmijëve

Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka vlerësuar buxhetin për vitin 2019, si jo të konsoliduar dhe jo transparent.

Ajo ka thënë se një buxhet i tillë akomodon lukse të shumta.

“Buxheti nuk parasheh ndarje për ligje të reja, përveç për ligjin për kryeqytetin, pra nuk janë paraparë shpenzimet për ligjin për pagat, për pakon e ligjeve të FSK-së, për përfitimet për lehonat, rezolutat për shtesat e fëmijëve, projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta, e as për ligjin e punës. Shihet pra se kjo Qeveri merr iniciativa sa për të thënë dhe sigurohet që të njëjtat, dështon ende pa filluar implementimi”, ka thënë ajo.

Reklama e sponzorizuar